LSDM ende pa vendim për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit, opozita shqiptare e gatshme nëse i takon

Partia e shumicës parlamentare Lidhja Socialdemokrate Maqedonisë nuk konfirmon se sa nënkryetar përfundimisht do të ketë Kuvendi. Thonë se lideri Zoran Zaev ka treguar se do të heqë dorë, por nuk bëjnë të ditur se a do të propozojnë ose jo kandidat.

Marketing

“Është deklaruar kryetari Zaev”
Por konkretisht nuk dimë se a do të propozoni apo jo?
“Durim, ngadalë ngadalë, do të bëhet edhe ajo”, tha Nikollovski.

Nga opozita shqiptare shprehin gatishmëri për këtë post nëse ai u takon atyre, pasi siç thonë opozita maqedonase nuk duhet të dallohet nga ajo shqiptare.

“Ne edhe më herët e kemi dhënë një deklaratë se nëse i takon opozitës një ose dy nënkryetarë të Kuvendit, pa dyshim që opozita shqiptare nuk do të dallohet nga ajo maqedonase.

Por opozita maqedonase ka hequr dorë.

“Epo tash nëse ofrohet, varësisht si do të ofrohet. Neve deri tash nuk na është ofruar një post i tillë”, deklaroi Rexhepi-Zejd.

Nga ana tjetër, ish nënkryetari I kuvendit, Zeqir Ramqilloviq nuk e di se a do të vazhdojë të jetë ai në këtë postë pasi tashmë është rizgjedhur deputet pas dorëheqjes së deputetëve paraprak.

“Aspak nuk kemi biseduar për këtë çështje. më e rëndësishmja është se u konstitua kuvendi, sërish jam deputet dhe do të japë kontributin tim në të gjitha punët tjera do të flasim në mënyrë shtesë”, tha Ramqilloviq.Kuvendi në seancën e dytë të tij verifikoi që Kuvendi do të ketë 5 nënkryetar. LSDM dhe VMRO-DPMNE-ja kanë njoftuar se do të heqin dorë nga kandidati i tyre, dhe me këtë parashihet numri të bie në 3. Se a do të qëndrojnë në fjalën e tyre, mbetet të shihet se si do të ndahen postet tjera. Kjo do të mësohet në vazhdimin e seancës e cila nuk dihet se për kur do të caktohet.