LSDM: Epidemia në Gostivar ekziston – institucionet kompetente duhet ta shpallin atë

LSDM: Epidemia në Gostivar ekziston – institucionet kompetente duhet ta shpallin atë

Mesazhet e ekspertëve janë të qarta: në Gostivar ekziston epidemi e gastroenteritit, pavarësisht nëse ajo do të shpallet zyrtarisht apo jo, thonë nga LSDM-ja.

“Shpallja e epidemisë mundëson koordinim më të shpejtë dhe më efikas ndërmjet institucioneve, si dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit.

Në Gostivar janë prekur mijëra qytetarë, ndërsa situata kërkon reagim serioz dhe të përgjegjshëm nga institucionet kompetente.

Shpallja e epidemisë nuk është çështje politike, por çështje e shëndetit publik dhe e mbrojtjes së qytetarëve.

Institucionet kanë për detyrë të reagojnë në mënyrë adekuate dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e popullatës.

Qytetarët e Gostivarit aktualisht po përballen me një problem serioz shëndetësor. Nga institucionet kompetente pritet të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme, duke u mbështetur në vlerësimet e ekspertëve”, thuhet në kumtesë. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF