Dita e djeshme edhe njëherë tregoi se Gjorge Ivanov udhëhiqet nga interesat personale dhe të ngushta partiake, ndërsa jo nga interesat e qytetarëve dhe shtetit, thotë Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.
“Derisa tërë kreu shtetëror me vendosmëri porositi se nisemi drejt së ardhmes, vetëm Ivanov bëri thirrje të mbesim të bllokuar në të kaluarën e urrejtjes, ndarjeve, krimit dhe mosndëshkimit.
Derisa qytetarët i festonin bashkimin dhe kompaktësimin, Ivanov bisedonte dhe nxiste urrejtje ndërkombëtare dhe ndërfetare, siç e bën atë me vite.
Me atë Ivanov i shkeli vlerat e kryengritjes ilindenase dhe mbledhjen e KAÇKM-së.
Fjalimi i Ivanovit ishte turp për ilindenasit, turp për të gjithë që janë sakrifikuar për idenë për Republikë të Maqedonisë të pavarur dhe të lirë.
Me sjelljen e tillë antishtetërore, Ivanov sërish tregoi se nuk është dinjitoz për funksionin që e kryen.
Të respektuar,
Festa e madhe dje qartë tregoi se cila është e ardhmja, ndërsa kush na tërheq prapa në të kaluar të errët.
Qytetarët dhe partitë politike të cilat me të vërtetë janë për BE dhe NATO, u bashkuan dhe zgjedhin të ardhme në vend të kthimit prapa.
Ivanov mbetet i izoluar në sjelljen e tij antishtetërore, i bllokuar në të kaluarën e krimit dhe pasigurisë. Ivanov mbetet në anën e errët të historisë së Maqedonisë”, thekson Kostadinov.