LSDM-ja mbështet plotësisht Zaevin të vendos për emrin e Maqedonisë

Kryesia Qendrore e LSDM-së i ka dhënë përkrahjen e plotë liderit të tyre Zoran Zaev që të vazhdojë bisedimet dhe të sjell vendime në lidhje me çështjen e emrit.

Marketing

“Kryesia qendrore njëzëri solli vendim me të cilin i jep të drejtën e plotë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, të sjell vendime në lidhje me problemin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues, me qëllim që të sigurohet ardhmëri më e mirë për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj”, thuhet në komunikatën e LSDM-së

Ndërkohë kreu i kësaj partie ka theksuar se Maqedonia kurrë nuk ka qenë më afër gjetjes së një zgjidhje të dinjitetshme për emrin, duke ruajtur dhe forcuar identitetin.

Në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është dhënë përkrahje për rikonstruimin e Qeverisë dhe caktimin e kuadrove të saj për ministra dhe zv/ministra.

Marketing