Kur mund të bëni Pazar, apo të hyni në markete me maska, mund edhe të dilni të votoni me maska. Kështu Oliver Spasovski në cilësinë e bartësit të listës zgjedhore të LSDM-së deklaroi në Kumanovë ku promovoi kandidatët për deputet të kësaj partie.
Sipas tij, zgjedhjet duhet të mbahen me 5 Korrik. Bartësi i listës në Njësinë e dytë zgjedhore, në ditën e parë të vazhdimit 14 ditor të gjendjes së jashtëzakonshme, tha se pas saj do të rrjedhin edhe 22 ditë afat ligjor deri në ditën e zgjedhje. Spasovski tha se zgjedhjet janë të domosdoshme për të menaxhuar më tej me krizën e pandemisë.
Ato janë më të rëndësishme për shëndetin e qytetarëve, edhe se kafeteritë, garat sportive apo manifestimeve dhe dasmave. Nëse mundemi të bëjmë pazar çdo ditë në market apo treg, të ulemi në restorante me maska mbrojtëse, atëherë me siguri mundemi edhe të shkojmë në zgjedhje -tha Oliver Spasovski, Kryetar i LSDM-së.
Pas takimit koordinativ, fletushka partiake përkrah Spasovskit, shpërndau edhe kandidatja Sanja Llukarevska, e cila aktualisht është në krye të Drejtorisë për të Ardhura Publike. Aktivitete të këtilla zhvilloi në Tetovë edhe partneri i koalicionit të tyre parazgjedhorë, Lëvizja Besa.