LSDM-ja paralajmëron padi ndaj kryesisë së VMRO-DPMNE-së

LSDM-ja përgënjeshtron të gjitha pretendimet e VMRO-DPMNE-së e cila akuzoi shumicën për kërcënime, shantazhe dhe tentim për blerje të deputetëve të VMRO-së. Nga partia e Zaevit paralajmëruan padi për VMRO-në e cila disa minuta më herët tha se deputetët e saj gjatë gjithë ditës janë shantazhuar dhe kërcënuar për sigurinë e tyre dhe të familjeve së tyre. Nga VMRO-ja kërkuan që Prokuroria të hetojë rastet.

Marketing

“Do të parashtrojmë padi për gënjeshtrat e shpikura të VMRO-DPMNE-së. Shpikjet e tyre do të duhet ti sqarojnë në gjykatë. Të nderuar media, ju jeni gjatë gjithë ditës në Kuvend, Deputetët lirishtë lëvizin dhe komunikojnë në Kuvend. VMRO-ja nuk zgjedh mjetet për të bllokuar ardhmërinë evropian të Maqedonisë. Iu apelojmë se Mickoski dhe Gruevski nuk do t’ia arrijnë qëllimit.

Ata janë për krim, konflikt dhe robëri. Ne jemi për ardhmëri, prosperitet dhe ekonomi. Iu bëj thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të vendosin në bazë të vullnetit të tyre. Asnjë lajm i kryesisë së VMRO-DPMNE-së nuk do ta bllokoj rrugën drejt BE-së dhe NATO-së pavarësisht se kjo nuk i pëlqen Mickoskit dhe kryesisë së VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Kostadin Kostandinov, deputet i LSDM-së, sipas të cilit seanca do të filloj në ora 21, dhe atëherë do të shohim se vallë kemi apo jo shumicën e nevojshme.

Edhe nga LSDM-ja edhe nga VMRO-ja kanë konfirmuar pjesëmarrjen e deputetëve të tyre në seancën e caktuar për në ora 21 mbi nisën për qasje në ndryshimet kushtetuese.

Marketing