Kuvendi sërish i miratoi ligjet nga gjyqësori dhe Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë të cilat janë në interes të shtetit dhe qytetarëve të saj.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut sërish i votoi ligjet që janë në interes të shtetit dhe qytetarëve, ndërsa të cilët u bllokuan qëllimisht nga Gjorge Ivanovi, frenuesi i procesit reformues.
Bëhet fjalë për ligje jashtëzakonisht të rëndësishme, miratimi e të cilave e kërkojnë dhe e presin qytetarët dhe të cilat janë hap i rëndësishëm dhe kusht për proceset tona eurointegruese.
Me ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë, rregullohet padrejtësia shumëvjeçare ndaj grave dhe i mundëson gruas vetë të vendos për shëndetin e saj riprodhues. Me të jo vetëm që kthehet e drejta e gruas në vendimin e pavarur por edhe siguro_në abort të sigurt, që nuk ishte rast në të kaluarën.
Ligjet e miratuara për Këshillin Gjyqësor, për kontestet administrative dhe për gjykatat janë një pjesë e reformave në gjyqësor të cilat janë të nevojshme, pasi VMRO-DPMNE tërësisht e shkatërroi sistemin gjyqësor.
Këto ligje janë vetëm një pjesë e reformave që vijojnë në periudhën e ardhshme.
Si parti e përgjegjshme mbetemi të përkushtuara në procesin e ndërtimit të shtetit stabil, prosperues dhe të zhvilluar ekonomik.
Qendra për komunikime me opinionin i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë