LSDM: Menaxhimi me pandeminë, i suksesshëm

LSDM vlerësoN se në përballjen me virusin Korona janë aktivizuar të gjitha mekanizmat shtetërorë dhe se menaxhimi i krizës deri tani është i suksesshëm.

Marketing

“Në kushte kur pandemia me virusin Korona i kanoset shëndetit të qytetarëve, ndërsa ekonomia përballet me parashikime të zeza, ju garantojmë se po e manaxhojmë suksesshëm krizën. Me masat që kemi ndërmarrë në këto kohëra të vështira, do të ruajmë të paktën 250 mijë vende pune, ndërsa ndihmohen dhe lehtësohet funksionimi i mbi 35 mijë kompanive. Me këtë krizë me të cilën përballemi, nga të gjithë ne kërkohet solidaritet dhe unitet për ballafaqim me virusin Korona dhe pasojat ekonomike që do t’i shkaktojë”,- u shpreh Bogdanka Kuzmoska nga LSDM.

Nga LSDM njëherit theksuan se Qeveria ka hapur fond solidar ku do të mund të dënojnë të gjithë personat fizikë dhe juridikë me të vetmin qëllim, që të lehtësohet beteja me pandeminë Covid-19.

Marketing