VMRO-DPMNE kërkon masa urgjente për mbrojtjen e mjekëve

Opozitarja VMRO-DPMNE ka propozuar disa masa të cilat sipas saj urgjentisht duhet të ndërmerren nga autoritetet për parandalimin e infektimit të personelit mjekësor që po ballafaqohet me virusin Korona.

Marketing

Nga kjo parti ngrenë si shqetësim të madh infektimin e personelit mjekësor që përbën afërsisht 20 për qind në total.

Nga VMRO kërkuan gjithashtu që qytetet me numër më të madh të të infektuarve, si Shkupi, Kumanova dhe Struga, të futen në karantinë.

“Dje, numri i të infektuarve nga personeli mjekësor ishte më i madh deri më tani, kurse krejt kjo vjen kur akoma jemi në situatë ku nuk është arritur piku i të infektuarve, ndërsa numri i personelit mjekësor që është infektuar shkon deri në rreth 20 për qind. Urgjentisht të merren masa për të siguruar pajisje adekuate për mbrojtje të personelit mjekësor. Të respektohen rekomandimet e OBSh-së, e ajo është testimi i numri më të madh të qytetarëve, pra motoja “Testo, testo, testo”. Të bëhen përpjekje për përfshirje të të gjitha mjeteve dhe institucioneve në dispozicion, siç është Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Farmacisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve, Fakulteti i Bujqësisë… si dhe të bëhet testimi i grupeve të ndryshme, përfshirë punonjësit shëndetësorë.”,- deklaroi Igor Nikollov nga VMRO DPMNE.