LSDM: Mickoski dhe VMRO janë fajtorë për bllokimin e rrugës evropiane

Në një deklaratë sot, LSDM shpreh se bllokada e opozitës në Kuvendin e Maqedonisë ka penguar hapjen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.

Marketing

“Edhe pse procesi i shqyrtimit përfundoi plotësisht me sukses, megjithëse nuk ka kushte të reja dhe mbështetja nga liderët evropianë për rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit është e fortë, kapitujt mbetën të mbyllur për shkak të politikës së bllokadës së VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës” thuhet nga LSDM.

Partia akuzon Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE për këtë bllokim, duke e cilësuar si pengesën kryesore për integrimin evropian të vendit.

“Me VMRO-DPMNE-në nuk ka BE, ka izolim, pasiguri dhe stagnim”, shtojnë nga LSDM.

LSDM akuzon liderin Mickoski se ka privilegjuar interesat personale mbi interesat e popullit maqedonas dhe qytetarëve. Ata përmendin se opozita kundër BE-së, e bashkuar nga VMRO-DPMNE dhe të Majtët, është faktori kryesor që pengon rrugën evropiane të vendit.

Në përfundim, LSDM thekson se qytetarët janë të bindur se koalicioni i VMRO-DPMNE dhe të Majtës është pengesa kryesore në rrugën e tyre drejt integrimit evropian

Marketing