Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së e drejtuar nga Hristian Mickoski është mësuar me parimin e vjetër të intervenimeve të pushtetit ekzekutiv ndaj atij gjyqësor. Ata asgjë nuk kanë mësuar dhe sikur të kenë harruar se kaloi koha kur ish kryetari i tyre, e tani kryeministër i dënuar ka recituar shqiptimin e paraburgimeve dhe aktgjykimeve gjyqësore, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“Maqedonia ka gjyqësi profesionale dhe të pavarur, as Mickoski as Gruevski, dhe askush tjetër, nuk mund të intervenojë mbi vendimet gjyqësore. Mickoski dhe udhëheqësia të ndalen të interesohen për amnistitë dhe të japin përgjigje nëse janë për bashkim kombëtar ose jo?
A janë për në NATO dhe BE ose jo? Më në fund, nëse udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së vendos edhe më tutje, me çdo çmim ta bllokojë të ardhmen, i bëjmë thirrje çdo deputeti të ngritet në vlerën e këtij momenti historik dhe të votojë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE dhe për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.
Nëse nuk ndodh kjo, thuhet më tej, shumica në Kuvend do të shpallë zgjedhje të parakohshme në të cilat do të sigurohen 2/3 e nevojshme në Kuvend.
“Maqedonia do të fitojë në cilëndo variantë, por pyetja është nëse udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së do të mbetet në anën e izolimit ose do të zgjedh prosperitet për vendin”, thuhet në kumtesë.