LSDM: Mickoskit si duket po i pengon suksesi i Maqedonisë

Pas shumë viteve izolim, ndarje, ngecje dhe paqartësi, Maqedonia përfundimisht po shkon në drejtimin e duhur, drejt një integrimi të tërësishëm në BE dhe NATO që janë prioritete strategjike, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së, transmeton Zhurnal.

Marketing

Nga partia në pushtet mes tjerash pyesin nëse Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së po iu pengon suksesi i Maqedonisë dhe për këtë shkak nuk kumtojnë qëndrim të qartë për referendumin dhe ardhmërinë maqedonase.

“Vallë heshtja e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së domethënë kundërshtim për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Qytetarët e dinë se Maqedonia i përket vlerave të BE-së dhe NATO-s, dhe pa marrë parasysh sjelljen e papërgjegjshme të VMRO-DPMNE-së, qytetarët e njohin këtë rëndësi historike”, thuhet në kumtesën e partisë.

Marketing