LSDM: Mickovski dëshirë vetëm për pushtet

Nga LSDM thonë se këtyre ditëve do të shihet nëse do të zgjidhet një qeveri e re antidemokratike, anti-prespë, anti-NATO dhe anti-BE, dhe nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi.

Marketing

Sipas LSDM-së informacionet që dolën në opinion, se disa prej deputetëve që firmosën janë keqpërdorur, janë dëshmi se për çfarë “parimesh” bëhet fjalë.

”Me partnerë që janë kundër NATO-s, që janë kundër Marrëveshjes së Prespës, që janë kundër konceptit të një shoqërie për të gjithë, kundër anëtarësimit në BE, agjenda e Mickoskit është e qartë. Nuk ka ide politike, nuk ka vlera, nuk ka parime politike, nuk ka platformë, Mickoski ka vetëm një dëshirë për pushtet” thuhet në kumtesën e LSDM-së.