LSDM: Mickovski është njëlloj si Gruevski

Partia në pushtet LSDM thotë se Kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së nuk ka asnjë dallim nga parardhësi i tij Gruevski, dhe akuzojnë Mickovskin se ka shantazhuar dhe kërrcënuar kryetarët e komunave dhe afaristët.

Marketing

“Mickovski njëlloj si Gruevski, VMRO-DPMNE-në e shikon si mjet për arritjen e pasurimit personal. Mickovski u ngrit i pari për mbrojtien e krimit në partinë e tij, në vend që ta gjykojë dhe të tërhiqet prej tij. Opinioni ka dëgjuar këto ditë sesi kryetarët e qyteteve dhe afaristët dëshmojnë se Mickovski ju bën shtypje dhe ka kërcënuar disa për tendera të caktuar, kjo është vetëm vazhdim i praktikës së Gruevskit, i cili njëmbëdhejet vite kontrolloi gjithçka në shtet. Mickovski nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga matrica e regjimit të paraardhësit të tij” – tha Zëdhënësi i LSDM-së, Martin Kostovski.