LSDM: S’ka zgjedhje, përkrahni ribalancin

Çështja për zgjedhje të parakohëshme parlamentare është mbyllur deri në vitin 2024, thonë nga LSDM. Ftojnë deputetët e opozitës së kryesuar nga VMRO-DPMNE që të përkrahin masat e reja antikrizë dhe propozim rebalancin e buxhetit.
“Në debaklin në tubim, VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovski, morrën porosi të qartë nga qytetarët se nuk duan bllokime dhe destruktivitet. Kështu që, VMRO-DPMNE përmes deputetëve të saj në Kuvend duhet të jep përkrahje për ribalancin e Buxhetit për vitin 2022, për të cilin ka filluar diskutimi i amendamenteve. Ky ribalanc siguron mjete shtesë për masat e reja antikrizë, për paga dhe pensione më të mëdha, për investime më të mëdha në energjetikë dhe prodhimin e ushqimit prandaj, është me rëndësi që ai të miratohet sa më shpejtë.”. tha Danella Koleva, deputete e LSDM-së.