LSDM: Takimi i liderëve, në drejtim të rrugës integruese

Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kalevska Vançeva, sot deklaroi se takimi i paralajmëruar nga kryeministri me partitë parlamentare, është në drejtim të rrugës sonë drejt anëtarësimit të plotë në BE. Lidhur me kërkesat e shumicës së partive politike nga blloku shqiptar për tërheqjen nga Kushtetuta të  formulimit “gjuha që flasin 20 për qind e qytetarëve” me “gjuhën shqipe”, ajo thotë se nuk ngurrojnë të diskutojnë për asnjë çështje, por megjithatë, thotë se në fillim duhet parë cili është interesi imediat i vendit.
“Ne vazhdimisht bisedojmë me kolegët tanë nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe kjo është normale dhe pjesë e rolit tonë si përfaqësues të qytetarëve. Sa i përket takimit të paralajmëruar nga kryeministri me partitë parlamentare, ai është në drejtim të rrugës sonë evropiane, pra në rrugën drejt BE-së. Të gjithë e dimë se me sa sfida po përballet vendi ynë me atë që duhet të bëjmë, cilat janë hapat kyç dhe ato duhet të bëhen me një konsensus të gjerë në Kuvend. Çdo hapje e Kushtetutës për çdo çështje, tërheq hapjen edhe për disa çështje të tjera. Duhet të kujdesemi nëse duam të bëjmë diçka, në një moment mirë, nëse mund të shkelen disa postulate dhe vlera të tjera themelore. Prandaj thashë që çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kushtetutës janë shumë serioze, pavarësisht se në cilin fushë dhe në cilën pjesë janë të lidhura dhe duhet të trajtohen me shumë kujdes. Dhe formati është ky – takime, biseda, analiza të fakteve dhe argumenteve që duhet të kryqëzohen.”,- deklaroi deputetja e LSDM-së, Snezhana Kalevska Vançeva.