Fajin për pagat e ulta dhe protestën e arsimtarëve, social –demokratët e adresojn te opozita maqedonase. Sipas tyre bllokada e punës në Kuvend nga VMRO-DPMNE, gjegjësisisht ndaj ligjit për arsimtarët ka penguar rritjen e pagave për arsimtarët. Opozita na pengon në vlerësimin e punës së mësuesve ndërsa ndërprerja e mësimit është e dëmshme për nxënësit.
“Me “Ligjin për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesional”, ligj të cilin VMRO-DPMNE e ka bllokuar gjatë gjithë vitit, ne ofrojmë transformim të marrëdhënieve të punës për rreth 4700 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në arsimin fillor dhe të mesëm.Po të ishte miratuar ky Ligj, tani do të rriteshin pagat e mësimdhënësve dhe do të kishin siguri ekonomike në vendet e tyre 4700 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë professional.”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.