LSDM: VMRO keqpërdor pandeminë për qëllime politike

LSDM thotë se VMRO – DPMNE vazhdon me përpjekjet e dëshpëruara për të përfituar politikisht nga kriza koronare, për të përhapur frikë dhe panik te qytetarët, duke keqpërdorur, fatkeqësisht, të vdekurit nga pasojat e Covid-19 dhe të afërmit e tyre.

Marketing

“Duke promovuar shqetësime të rreme për gjendjen e koronavirusit, ata gënjejnë se nuk kishte analiza, se nuk kishte ilaçe, se nuk kishte spitale të mjaftueshme, ata ndanë mjekët në tanët dhe tuajin, pretenduan se korona nuk ekzistonte. Bllokuan kreditë për pajisjen e spitaleve, nxitën qytetarët në mosrespektimin e masave mbrojtëse. VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk ka kuptim për interesat shtetërore dhe kombëtare, gjithmonë, në çdo situatë i vë interesat partiake para interesave të qytetarëve,” thuhet në reagimin e LSDM-së.

Marketing