ASH: Ende s’ka përgjegjësi pas tragjedisë në Tetovë

Për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës ka reagur Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti thonë se edhe pas 4 muaj të tragjedisë regjimi fsheh shkaqet dhe fajtorët.

Marketing

“Regjimi aktual që në ditët e para pas tragjedisë filloi fshehjen e së vërtetës, gjurmëve të krimit dhe u tall me familjarët e viktimave duke deponuar dhe pastaj refuzuar dorëheqjet. Për të qenë ironia edhe më e madhe, ministri dhe zëvendës ministri i shëndetësisë, nuk u shkarkuan kur u dogjën të gjallë 14 qytetarë të Tetovës, por kur duhej të bëhen pazaret politike për të mbijetuar regjimi. Kjo vetëm se konfirmon atë që ne kemi paralajmëruar në vazhdimësi, se pushteti i regjimit hibrid është më i rëndësishëm sesa jeta e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Marketing