LSDM: Zgjedhjet, pasi Kovid-19 të jetë nën kontroll (Video)

LSDM mbetet në qëndrimin se zgjedhjet duhet të mbahen pasi të jetë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore dhe epidemiologët se virusi Korona është nën kontroll të plotë.

Marketing

Sekretari i përgjithshëm, Lupço Nikolovski, deklaroi se VMRO-DPMNE po ik nga zgjedhjet, edhe pse vendi dhe qytetarët kanë nevojë për institucione dhe parlament funksional.

“Qytetarët kanë nevojë për institucione funksionale dhe mbi të gjitha një parlament funksional. Në memorien e secilit prej nesh mbeti deklarata e turpshme e Mickoskit në fund të shkurtit të këtij viti. Mickoski tha se LSDM e lut Zotin që të ndodhë virusi Korona në mënyrë që VMRO-DPMNE të mos dilte për të protestuar me popullin. Pastaj ai përqeshi dhe nënvlerësoi këtë pandemi dhe këtë krizë. Çfarë e bëri Mickoskin të trembet nga zgjedhjet pas vetëm dy muajsh?”,- deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski.

Изборите треба да се одржат веднаш штом се стабилизира епидемијата, потребно е нормално функционирање на институциите.

Изборите треба да се одржат веднаш штом се стабилизира епидемијата, потребно е нормално функционирање на институциите.

Publiée par СДСМ – Социјалдемократски сојуз на Македонија sur Samedi 2 mai 2020