Luan Krasniqi i befasuar nga humbja e Joshuas

Edhe ish-boksieri shqiptar Luan Krasniqi ka reaguar pas humbjes befasuese të Anthony Joshua, duke lavdëruar shpirtin luftarak të Andy Ruiz JR.

Ruiz bëri historinë në ‘Madison Square Garden’ duke u bërë meksikani i parë që bëhet kampion në peshat e rënda.

Marketing

Meksikani i dha fund rekordit perfekt të AJ, i cili në këtë duel futej pa asnjë humbje dhe asnjë barazim

“Çfarë befasie”, shkroi Krasniqi në faqen e vet zyrtare në rrjetin social Facebook.

“Për mua, disfata e Anthony Joshuas është ndër tronditjet më të mëdha në kategorinë e rëndë”.

Ai e uroi Ruizin për triumfin: “Komplimente dhe urime Andy Ruizit”.

“Jam kureshtar të shoh se si Joshua do ta marrë këtë”, theksoi ai.

Marketing