Luana Vjollca konfirmon emisionin e ri

Luana Vjollca ka munguar kohët e fundit në ekranin shqiptar.

Marketing

Që nga largimi nga Top Channel ku ishte pjesë për shumë vite me radhë, kërkesat e fansave të saj kanë qenë të vazhdueshme për rikthimin e saj në ekran.

E këtë dëshirë ua plotësoi me rastin e ditëlindjes, ditën e sotme, duke publikuar foto nga nënshkrimi i marrëveshjes me shtëpinë mediatike ku do të jetë tani e tutje.

Luana Vjollca do të jetë nën logon e TVKlan me një orar primetime por nuk ka zbuluar detaje se për çfarë formati bëhet fjalë.

‘’Përherë dëshiroj që në diten time të lindjes dhuraten t’jua bej unë 🙂
E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për tu takuar sëbashku primetime më atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kerkuar vazhdimisht te rikthehem, uroj tjua shpërblej’’

https://www.instagram.com/p/CiAML1joc1N/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ccb0cb0b-a866-42b1-b3b2-94aa4f813fd0