Lugina e Preshevës t’i bashkohet Maqedonisë

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), në një intervistë ekskluzive për Gazetën Lajm, pat folur lidhur me situatën në këtë rajon, me theks të veçantë në qëndrimin e përsëritur Bashkim të Luginës së Preshevës me Serbinë.

Marketing

Duke komentuar këtë ide, Hasani ka thënë se për Luginën do të ishte shumë më mirë të jetë pjesë e Kosovës, e madje edhe e Maqedonisë, se sa e Serbisë, përcjell Fakte.

“Sa i përket zgjedhjes për neve është aty-këtu njësoj kjo punë. Është e saktë se rina jonë gjithmonë është shkolluar në Kosovë, kohën e fundit shkollimet kanë filluar edhe në Tetovë dhe Shkup, kështu që për neve do kishte qenë gati se e njëjtë sikurse lidhja me Kosovën ashtu edhe me Maqedoninë. Ne do ta ndjenim vetën njëjtë sikurse në Kosovë edhe në Maqedoni sepse edhe atë të parën po edhe të dytën e trajtojmë si një mes homogjen për neve”, pat deklaruar Hasani në Shkurt të vitit të kaluar.

Lajm: Zotëri Asani si janë raportet e shqiptarëve të Luginës me shqiptarët e Maqedonisë?
Raportet me shqiptarët e Maqedonisë gjithnjë kanë qenë të mira, neve me Maqedoninë na lidhin shumë punë, mes tjerash lidhjet farefisnore me Kumanovën, Shkupin etj, janë mjaftë të mira dhe të gjëra gjithnjë kemi vizituar edhe për tregti dhe gjëra te tilla.
Kurse raportet zyrtare janë shumë të dobëta, shumë të vogla ka ngecje. Ne vetëm vullnetarisht me vet dëshirë mund të shihemi me ndonjë deputet që banon në Kumanovë gjegjësisht në Shkup, dhe me ndonjë udhëheqës të ndonjë institucioni publik kurse me ato shtetërore shum pak, ose thënë fare, skemi kontakte.

Marketing