Lupço Kocevski zgjidhet kryeprokurori i ri me 62 vota “pro”

Unanimisht me 62 vota pro, Kuvendi e zgjodhi Lupço Kocevskin si prokuror i ri publik. Paraprakisht propozimi për prokurorin Lupço Kocevski iu dorëzua qeverisë, ndërsa ai ishte i vetmi kandidat i cili mori mendim pozitiv nga Këshilli i prokurorëve publik krahas prokuroreve Fatime Fetai dhe Lidia Raiçeviq. Kocevski është avokat që nga 1995, ndërsa në 2008 u zgjodh në prokurorinë e lartë të Gostivarit. Para dy vjetëve është avancuar në Prokurorinë shtetërore.

Marketing