Lutje për paqen në Ukrainë në të gjitha kishat dhe xhamitë e Maqedonisë së Veriut

Në organizim të Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoni, “Lesya Ukrainka” nesër në Kishën Ortodokse Maqedonase, Bashkësinë Fetare Islame, si dhe Kishën Katolike do të mbahet lutje për viktimat e luftës në Ukrainë.

Marketing

“Lufta në Ukrainë ka vrarë tashmë mijëra njerëz të kombësive dhe feve të ndryshme, gjakderdhja vazhdon çdo minutë. Prandaj, Shoqata e Ukrainasve në Maqedoni “Lesja Ukrainka”, me lejen e bashkësive fetare në vend, u bën thirrje besimtarëve të besimeve të ndryshme që t’i bashkohen riteve të organizuara fetare me lutje për paqe në Ukrainë dhe në mbarë botën”, thuhet në deklaratë.

Marketing