Macron i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament

Qeveria e Presidentit francez, Emmanuel Macron i mbijetoi me vështirësi një mocioni mosbesimi në parlament, mbi një reformë thellësisht jopopullore të pensioneve, por grevat dhe protestat do të vazhdojnë, në një sfidë të madhe për autoritetin e tij.

Marketing

Nëse mocioni i mosbesimi do të kishte sukses, do të kishte fundosur qeverinë e Macron dhe do t’i jepte fund legjislacionit, i cili do të rrisë moshën e pensionit me dy vjet, duke e çuar në 64 vjeç.

Votimi për mocionin e mosbesimit ishte më afër se sa pritej, ku rreth 278 deputetë e mbështetën atë, vetëm nëntë më pak nga 287 që nevojiteshin për të pasur sukses.

Kundërshtarët thonë se kjo tregon se vendimi i Macron për të anashkaluar një votim parlamentar mbi projektligjin e pensioneve, i cili shkaktoi mocionet e mosbesimit, tashmë ka minuar axhendën e tij reformiste dhe ka dobësuar udhëheqjen e tij./rtsh.al/