Mahmood mbërrin në Prishtinë për Festivalin “Sunny Hill”: Jam në ankth

Këngëtari italian, Alessandro Mahmood ka mbërritur në Prishtinë, ku do të performojë sonte në festivalin ndërkombëtar të muzikës Sunny Hill. Në një konferencë për media para fillimit të natës së dytë të festivalit, ai tha se është i lumtur që vjen për herë të parë në Kosovë.

Marketing

“Është një mundësi e mirë e imja që të jem në këtë festival i cili ka karakter ndërkombëtar… Shpresoj që sonte nata ime të shkojë mirë”, tha ai.

Më tej, ka folur edhe për pritshmërinë gjatë performancës së sotme, duke u shprehur: “Shpresoj, jam pak në ankth që unë do këndoj edhe ata do të rrinë e dëgjojnë”.