Mamadov: FFM realizon me sukses programet nga FIFA, ne do të vazhdojmë të ju mbështesim!

Kuvendi i Rregullt Vjetor i Federatë së Futbollit të Maqedonisë, u përcjell nga përfaqësuesit e FIFA-së dhe UEFA-së. Elkan Mamadov ishte i dërguari i FIFA-s për këtë Kuvend të FFM-së, ndërsa i njejti kishte fjalë vetëm pozitive për punën e shkëlqyer dhe bashkëpunimin me federatën e futbollit të vendit tonë.

Marketing

Elkan Mamadov – përfaqësues i FIFA-s:

“Dua t’ju përshëndes në emër të presidentit tonë Gianni Infantino dhe sekretares së përgjithshme Fatma Samoura. Ky është një rast për të vënë në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer të FFM-së me FIFA-n, i reflektuar në drejtim të zhvillimit të futbollit dhe puna e përbashkët do të vazhdojë të sjellë përfitime për vendin tuaj të bukur. FFM realizon me sukses programet e ofruara nga FIFA, veçanërisht FIFA Forward – programi dhe më vjen mirë që fondet përdoren me efikasitet, veçanërisht për komponentin kyç – infrastrukturën. FIFA ka nisur një cikël të tretë me FIFA Forward dhe ne po presim bashkëpunim dhe nuk kemi dyshim se fondet do të përdoren me efikasitet dhe zgjuarsi, të gjitha me synimin për të zhvilluar futbollin. Urime për përkushtimin dhe punën e palodhur, ndërsa FIFA do të vazhdojë t’ju mbështesë.”