Mançevski: Në VMRO ka deputet të ndershëm por janë nën presion

Ministri për Shoqëri informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, në një intervistë për televizionin Kanal 5, duke folur për deputetët e VMRO-DPMNE-së, ka thënë se në këtë parti ka deputet të mirë dhe të ndershëm.

Marketing

“Tani varet nga deputetët a janë për BE dhe NATO apo jo. Unë ende besoj se ka njerëz të mirë në VMRO-DPMNE të cilët ia duan të mirën shtetit dhe do të inkurajohen të bëjnë hapin e vërtetë. Nëse nuk ka heronj të tillë, atëherë opsioni i vetëm janë zgjedhjet. Absolutisht ka njerëz të mirë dhe të ndershëm në VMRO-DPMNE, por janë nën presion të Mickoskit. Ata duhet ta dinë se populli qëndron pas tyre”, tha Mançevski.