Operatorët sot në orën 18:00 realizuan paralajmërimin për ndërprerje të përkohshme të ritransmetimit të të gjitha TV programeve, përveç RTVM-së, në shenjë proteste, siç theksojnë, “ndaj detyrimeve të imponuara jokushtetuese në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuale”.
Ndaj këtij veprimi të operatorëve ka reaguar ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar se operatorët të cilët kanë ndërprerë me emetimin e programit do të gjobiten. Mançevski nënvizon se me këtë rastë është shkelur neni 115 nga Ligji për komunikime elektronike.