Mançevski: VMRO-DPMNE në programin e saj premton projekte që LSDM veçmë i ka realizuar

Nënkryetari i LSDM-së dhe kandidat për deputetë në NJ1, Damjan Mançevski sot në konferencë shtypi ka thënë se programi zgjedhor i VMRO-DPMME-së është pa ndonjë ide dhe me projekte që veçmë janë realizuar nga pushteti aktual.

Marketing

“Dhe derisa shpresojmë në kundërshtar me të cilin do të duhet te debatojmë i cili ofron politika më të mira për jetë më të mirë të qytetarëve, jemi përballur me program i cili sikur është shkruar para disa vitesh. VMRO-DPMNE-ja pa ide dhe mungesë të prekjes së realitetit lexohet në çdo anë të programit të tyre. Për mua ka qenë befasi e madhe, por edhe zhgënjim kur pamë se programi i tyre është në fakt përmbledhje e veçmë projekteve të realizuara vetëm të vendosura në kohën e ardhme”, ka thënë Mançevski.

Ai është ndalur edhe në 13 masat që i propozon VMRO-DPMNE nga sfera e digjitalizimit, konkretisht duke sqaruar se janë realizuar.

“Për fat të keq ka edhe shumë shembuj të këtillë. Sinqerisht jam i zhgënjyer. Me të vërtetë prita pas aq shumë kritikave, shumë më tepër. Prita ndoshta edhe ndonjë ide më të mirë. Por nuk ka. Por ne treguam se mundemi. Ja edhe programi i VMRO-DPMNE-së sikur të jetë listë e punëve që veçmë i kemi realizuar në sferën e digjitalizimit. Mundemi edhe më shumë dhe më mirë dhe atë do ta tregojmë pas 15 korrikut”, ka thënë Mançevski.