Manchester City nuk gabon, nuk ‘lëshon pe’ në rrugën për titullin e Premierligës

Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Man cityt dhe Brightonit, duel ky në kuadër të xhiros së 30’të në Premierligë.

Marketing

Pjesa e parë kaloi pa gola një ndeshje që llogaritej si e barabartë deri në momentin kur shënoi Mahrez në minutën e 54’të takimit.

Por City nuk u ndal me kaq, ata shënuan edhe dy herë përmes Foden në minutën e 65’të dhe takimin në 3:0 e vlosi Bernardo Silva në minutën e 82’të.

Me këtë fitore, City vazhdon përpara në tabelën e Premierligës me 77 pikë, një më shumë se Liverpooli që ndodhet në pozitën e dytë.