Manchester United përshëndet me Paul Pogba; francezi drejt Juventusit

Mungonte vetem konfirmimi zyrtar qe tashmë ka ardhur. Paul Pogba largohet nga United .

Marketing

Klubi i Mançesterit e ka përshëndetur yllin francez në Tëitter me një falenderim të thjeshtë, ndërsa në faqen e klubit gjendet deklarata që kujton historinë mes mesfushorit francez dhe Djajve të Kuq .

“Klubi njofton se Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të qershorit , kur i skadon kontrata. Ai ka qenë me ne për një kohë të gjatë, pasi kishte filluar në Akademi, duke ardhur nga Le Havre kur ishte ende gjashtëmbëdhjetë vjeç.”

Pasi kujton karrierën e gjatë dhe fitoret e “Oktapodit”, deklarata përfundon:

“Të gjithë në klub duan të urojnë Pogban për karrierën e tij të suksesshme dhe për gjithçka që i ka dhënë United”.

Me gjasë karriera e tij e re do të rigjeje një tjetër ish-klub, bëhet fjalë për Juventus teksa bisedimet mes palëve kanë nisur.

Posted Under: