Nga lëvizja “Maqedonia Bllokon”, theksojnë se tendat që ishin të vendosura para Qeverisë janë vjedhur. Mëngjesin e sotëm pa njoftim paraprak, ekipe të ndërmarrjes komunale kanë larguar tendat dhe pastruar bërllokun.
Nga “Maqedonia e vetme” po i kërkojnë tendat të cilat kanë qenë pronë e tyre dhe se vendosja e tyre është paralajmëruar paraprakisht dhe njoftuar policia se kampi do të zgjat deri më 31 dhjetor.
E kemi lajmëruar kampin deri në pritje të Vitit të Ri. Neve kemi pasur mirëkuptim edhe më herët kemi zhvendosur tendat nëpër trotuare ddhe në parqe, për të mos qenë nëpër rrugë dhe që të zhvillohet qarkullimi normal i automjeteve., mos ta vuajë populli dhe mos ti bëhemi pengesë askujt.
Nga mëngjesi i sotëm tendat mungojnë.
Për këtë arsye kemi njoftuar policinë për vjedhje – thuhet nga “Maqedonia e Vetme”.
Nga atje shtojnë se kampi është larguar me urdhër të qytetit dhe me asistim të policisë.
Nëse nuk kthejnë tendat do të padisim për vjedhje. Por veç kësaj do të japim rdhëra deri te të gjitha komitetet qëndrore, më zi do të ndodhë, të shohim sa policë do të angazhohen – theksojnë nga atje.