Maqedonia, do të tentojë ta ekstradojë Gruevskin

Maqedonia do të kërkojë ta ekstradojë ish-kryeministrin Gruevski. Po përgatiten procedurat për ekstradimin e Gruevskit pas ikjes së tij në shtetin hungarez.

Marketing

Mbrëmë nga Ministria e Drejtësisë informuan se deri te ato ka arritur njoftim nga Ministria e Punëve të mbrëmshme, ku tregohet qartë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari.

Nga ku theksojnë se janë marrë masat e duhura për përgatitjen e dokumentacionit të plotë ku do të kërkohet ekstradimi i tij.

Për ekstradim nevojiten nga Gjyqi vendim i plotfuqishëm si dhe pjesë nga Kodi Penal ku përshkruhet vepra për të cilën akuzohet i kërkuari.
Kryeministri Zoran Zaev është optimist dhe pret bashkëpunim bilateral nga shteti hungarez.

Marketing