Maqedonia drejt humnerës, alarmojnë diplomatët!

Maqedonia do të futet në një proces të paqartë nëse nuk do të arrihet që ndryshimet kushtetuese për emrin të kalojnë në Kuvend brenda ditëve të ardhshme. Këtë e theksoi për INA një diplomat perëndimor në Shkup, duke shtuar se ditët e ardhshme janë shumë vendimtare.

Marketing

“Vendi po shkon drejt rritjes së tensioneve, kthimit të krizës së thellë politike dhe jostabiltetit, që shpie drejt një humnere. Janë dy opsione: kaosi që rrit brishtësinë dhe jostabilitetin e këtij shteti dhe në anën tjetër anëtarësimi në NATO dhe BE që nënkupton demokraci dhe stabilitet, duke siguruar të ardhme të qartë”, thotë për INA, diplomati perëndimor.

Ai është shprehur kundër zgjedhjeve të reja, të cilat do të shpienin Maqedoninë në një labirinth që nuk ka zgjidhje dhe mund të rrënojë marrëveshjen e emrit.

Bashkësia ndërkombëtare përfshirë NATO, SHBA dhe vendet e BE-së kanë bërë thirrje që pas referendumit konsultativ, të miratohen ndryshimet kushtetuese në Kuvend, që burojnë nga Marrëveshja e Prespës.

Marketing