Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do kryesojnë së bashku Procesin e Berlinit për vitin 2020. Pas përfundimit të samitit, liderët e Ballkanit Perëndimor kanë dalur me konkluda përfundimtare, ku kanë përshëndetur kryesimin e përbashkët të dy vendeve, ndërsa kanë theksuar edhe rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë. Siç kanë njoftuar nga Qeveria, kryesimi i përbashkët me Procesin e Berlinit, si platformë për dialog evropian, bashkëpunim dhe mbështetje për zgjerim, është simbol i rëndësishëm për përkushtim më të madh të vendeve të rajonit.
Qeveria
“Në konkludimet përfundimtare, liderët e Ballkanit Perëndimor kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe kanë konfirmuar përkushtimin e tyre të fuqishëm drejt fushës së ekonomisë rajonale, si dhe zbatimit të reformave qëllimi i së cilës ishte që të sigurojnë prosperitetin në rajon dhe të përforcojnë lidhjet ekonomike mes Ballkanit Perëndimor me ekonomitë e BE-së. Në periudhën vijuese duhet t’i kushtohet kujdes i veçantë implementimit të deklaratës së miratuar për njohje të kualifikimeve nga arsimimi i lartë nga vendet e rajonit”.
Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë theksuar rëndësinë e investimeve të përbashkëta rajonale, politikës së zhvillimit rajonal dhe standarde të pranueshme për negociata për marrëveshje dhe investime ndërkombëtare, e miratuar në samit, e cila është në pajtueshmëri me kornizën dhe standardet e politikës investuese të BE-së.
Qeveria
“Lidhshmëria mbetet prioritet edhe në konkludimet për këtë vit, si indikator për rritje dhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Ky proces ndihmon tëheqjen e investimeve dhe përmirëson konkurencën e rajonit përmes krijimit të lidhjeve dhe mundësive për bizneset dhe qytetarët. Lidhshmëria i afron njerëzit dhe ekonomitë në rajon me ekonomitë dhe qytetarët e BE-së dhe merr pjesë në përmirësimin e raporteve fqinjësore”.
Ata po ashtu, në përfundimit e samitit kanë nënshkruar edhe Memorandumë për bashkëpunim kornizë për vendosjen e Institutit për Evropën Juglindore për teknologji të qëndrueshme dhe Memorndum për njohje të kualifikimeve akademike të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike e nisur në 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel, për zgjerimin e Bashkimit Evropian me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.