Maqedonia e Veriut dhe Kosova, thellojnë bashkëpunimin në aspektin e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, dhe homologu i tij i Kosovës, Ekrem Mustafa, kanë marrë pjesë në stërvitjen operative-teknike “Pre” në Qendrën policore “Gjorçe Petrov”.

Marketing

Dy ministrat kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për krijimin e TAS forcave, me çka është dëshmuar edhe njëherë afërsia dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dyja ministrive.

“Atë të cilën sot e treguam, forcat tona policore kanë dëshmuar se janë të përkushtuar që ta mbrojnë suverenitetin dhe qetësinë e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë. Ballafaqimi me këto sprova tregon se ne jemi të gatshëm të prodhojmë stabilitet. Me marrëveshjen që nënshkruam po tregojmë se bashkërisht do ta luftojmë krimin e organizuar ndër kufitar”,- tha ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

Nga ana tjetër, ministri i brendshëm i Kosovës tha se stërvitja e sotme policore ka nxjerrë në pah së të dyja vendet janë thellë të përkushtuara për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Uroj që këso demonstrime por edhe ato bilaterale të përbashkëta të kemi sa më shumë në mes policisë së Maqedonisë dhe kosovare, me çka na bëjnë më të sigurt që të mbrohemi nga krimi trans-kufitar. Me këtë Maqedonia e Veriut po tregon se nuk është konsumues i sigurisë, por është prodhues i së njëjtës në të gjithë rajonin e Ballkanit”,- tha ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Ministri i brendshëm i Kosovës, po ashtu pohoi se dy të akuzuarit nga gjyqësori i Maqedonisë së Veriut për rastin “Monstra” priten të ekstradohen në Maqedoni dhe se ajo do të ndodhë pasi të përfundojnë procedurat ligjore në Ministrinë e Drejtësisë.

Ndërsa nga ana tjetër ministri i brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, potencoi se RMV është e gatshme t’ju bëjë ballë fluksit të ri të emigrantëve, i cili mund të pritet.

Ai potencoi se vendi ynë ka dy qendra transituese nëpër të cilat kalojnë emigrantët.

Marketing