Maqedonia e Veriut ka humbur 23,74% të nxënësve për dy dekada – numri i nxënësve është përgjysmuar në Gostivar, Strugë, Kërçovë, Tearcë dhe Vrapçisht

Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme (cikli i parë) në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht në dy dekadat e fundit. Krahasuar me vitin shkollor 2001/2002, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 58.091 nxënës më pak, apo një rënie prej 23,74%. Në vitin 2001/2002, 244.740 nxënës ndjeknin mësimin fillor dhe ciklin e parë të atij të mesëm, krahasuar me 186.649 në vitin 2021/2022.

Marketing

“Rënia e numrit të nxënësve ka ndodhur në 68 komuna të Maqedonisë së Veriut, kurse rritje ka në vetëm 9 komuna.

“Nëntë komunat ku ka patur rritje të numrit të nxënësve janë që të gjitha pjesë e qytetit të Shkupit apo periferi imediate e kryeqytetit: Aerodromi, Buteli, Studeniçani, Çashka, Çairi, Shutka, Haraçina, Petroveci dhe Ilindeni. Vlen të theksohet se Aerodromi ka rritje prej 966% të numrit të nxënësve nga 665 në vitin 2001/2002, në 7.091 në vitin 2021/2022. Buteli ka rritje

“Në çdo rajon dhe në çdo komunë tjetë ka rënie të numrit të nxënësve. Tri komunat me rënien më të madhe të numrit të nxënësve janë Kratova (-56,98%), Pllasnica (-56,69%) dhe Çeshinova-Oblesheva (-56,38%).

Trendi i numrit të nxënësve në komunat me shumicë shqiptare.

“Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë 2021, shqiptarët janë shumicë absolute apo relative në 18 komuna (sipas renditjes alfabetike): Bërvenica, Bogovina, Çairi, Çashka, Dibra, Dollneni, Gostivari, Haraçina, Jegunoci, Kërçova, Likova, Saraji, Struga, Studeniçani, Tearca, Tetova, Vrapçishti, Zhelina.

“Në katër komuna me shumicë shqiptare ka rritje të numrit të nxënësve, respektivisht Studeniçani (33,21%), Çashka (22,93%), Çairi (21,79%) dhe Haraçina (11,45%). Që të gjitha këto komuna janë pjesë e qytetit të Shkupit ose të periferisë së kryeqytetit. Saraji, gjithashtu pjesë e qytetit të Shkupit ka rënie margjinale të numrit të nxënësve prej -2,99%

“Komunat me shumicë shqiptare në rajonet tjera të vendit kanë rënie të madhe të numrit të nxënësve. Vetëm Dollneni (-4,68) dhe Tetova (-16,51) kanë rënie nën nivelin e mesatares së shtetit.;

“Të gjitha komunat tjera me shumicë shqiptare kanë rënie më të madhe se ajo në nivel shteti:  Bërvenica (-31,02%), Likova (-32,45%), Zhelina (-35,18%), Jegunoci (-38,23%) dhe Dibra (-39,13%). Në pesë komuna me shumicë shqiptare, rënia e numrit të nxënësve ka arritur proporcione të jashtëzakonshme me një numër të nxënësve gati të përgjysmuar brenda dy dekadave të fundit: Struga (-42,17%), Tearca (-45,68%), Kërçova (-46,97%), Vrapçishti (-47,21%) dhe në fund, Gostivari (-47,44%).