Maqedonia e Veriut po tretet, për një vit 10 200 të vdekur më shumë sesa të lindur!

(VIDEO) Maqedonia e Veriut po tretet, për një vit 10 200 të vdekur më shumë sesa të lindur
Vitin e kaluar në Maqedoni ka pasur 18.580 lindje të gjalla, ndërsa kanë vdekur 28.816 persona . të dhënat e Entit shtetëror të Statistikave tregojnë se shtesa negative natyrore është minus 10 236.

Marketing

Pandemia ndikoi negativisht në numrin e vdekjeve vitin e kaluar, njësoj si në vitin 2020, kur humbën jetën 25 775 persona.

Trendi negativ vazhdon edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e Entit shtetëror të statistikave tregojnë se numri i të vdekurve në tremujorin e parë të vitit është dyfish më i lartë se numri i të lindurve.

Në tremujorin e parë të këtij viti kanë vdekur 7 427 persona, prej tyre 12 foshnje, që është një rritje prej 7,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Në tremujorin e parë të vitit 2022 në vend janë regjistruar 4 009 lindje, duke krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre është rritur për 2,9%,.

Shtesa natyrore është minus 3 418, që do të thotë se për kaq shumë njerëz numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve.

Pjesa më e madhe e komunave ka natalitet negative natyror. Shkupi kryeson me negativitetin më të madh, I ndjekur nga Manastiri, Prilepi, Kumanova, Ohri, Velesi, Strumic, Kërçova dhe Struga.

NATALITET NEGATIV

Shkup…………..546

Manastir…….242

Prilep………….215

Kumanovë….164

Ohër ……….163

Veles…….154

Strumicë…..131

Kërçovë…….116

Strugë …….100

Natalitet pozitiv ka pasur vetëm në komunat Saraj, Haraçinë, Studeniçan, Likovë, Çair, Shuto Orizarë, Dollnen dhe Vasilevë.