Maqedonia humb në shtesat nga Çekia, ndëshkohet nga dy penallti

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është treguar e pafat në duelin kontrollues me Çekinë, duke u mundur në minutat shtesë me rezultat 2:1. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski u treguan më të mirë në fushë në krahasim me ndeshjen kundër Kroacisë.

Marketing

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë u zhbllokuan shifrat që në minutën e 60-të me Shik që realizoi nga penalltia.

Ndërkohë vetëm pesë minuta më vonë, Isnik Alimi realizon gol, duke barazuar shifrat në 1:1. Ky rezultat ishte deri në minutën e 6-të shtesë, kur vendasit morën edhe një penallti tjetër të çuditshme dhe Barak ishte i saktë nga pika e bardhë për rezultat final 2:1.