Maqedonia nuk ka marrëveshje për ekstradim me Hungarinë

Maqedoni nuk ka të nënshkruar Marrëveshje ndërshtetërore me Hungarinë për ekstradim, me të cilin Marrëveshje do të mund të kërkonte ekstradimin e Gruevskit në vend.

Marketing

Nga Ministria e drejtësisë kanë konfirmuar se nuk kanë të nënshkruar Marrëveshje për ekstradim, por se nëpërmjet akteve tjera juridike do të kërkojnë nga autoritetet hungareze që Gruevski të ekstradohet në vend.

Aktet juridike nëpërmjet të cilave do të kërkohet ekstradimi i Gruevskit janë Ligji për bashkëpunim ndërkombëtar nga material penale, Konventa Evropiane për ekstradim e nënshkruar në vitin 1957 dhe dispozitat nga Marrëveshja mes RSFJ dhe Republika Popullore e Hungarisë për ndihmë të ndërsjellët juridike nga viti 1968.

Maqedonia dhe Hungari këtë vit kanë nënshkruar Marrëveshje për bashkëpunim policor, dhe po ashtu do të tentohet nëpërmjet kësaj marrëveshje të kthehet Gruevski në Maqedoni.

Marketing