Maqedonia sot feston dy Ilindenët historikë

Proslava na Ilinden vo Krusevo kaj Meckin kamen

Maqedonia sot shënon Ditën e Republikës 2 Gushtin dhe dy Ilindenët historikë – 115 vite nga kryengritja e Ilindenit dhe 74 vite nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së.

Marketing

Delegacionin në Meçkin Kamen në Krushevë do ta kryesojë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në orën 9:30 do të vendoset kurorë me lule në varrin e Nikolla Karevit, ndërsa në orën 10 në Monumentin e Heronjve në vendin Sliva. Në orën 12 do të vendosen lule në Meçkin Kamen, pas çka presidenti Ivanov do të ketë fjalim.

Në Meçkin Kamen do të marrë pjesë edhe delegacioni qeveritar i përbërë nga zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu dhe i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Festimi në Qendrën Memoriale KAÇKM në Pelince do të fillojë në orën 11. Në delegacionin, të cilin do ta kryesojë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, e Drejtësisë Renata Deskoska dhe i Kulturës, Asaf Ademi. Ata do të vendosin lule në Qendrën përkujtimore, ndërsa fjalimi i kryeministrit Zaev është paraparë për në orën 11.30 minuta.

Solemniteti në Pelince do të pasurohet me program kulturor, me pjesëmarrjen e korit “Vardar”, ansamblin “Tanec” dhe SHKA “Emin Duraku”.

Festimi në Shkup do të fillojë në orën 10 para monumenteve të KAÇKM-së dhe të Nikolla Karevit, ku lule do të vendosin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe delegacioni qeveritar i përbërë nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe i Diasporës Edmond Ademi.

Delegacioni në orën 10:30 do të vendosë lule para monumentit të Metodija Andonov-Çento, kryetari i parë i Prezidiumit të KAÇKM-së, ndërsa në orën 10:45 kryetari i Kuvendit, Xhaferi do të mbajë fjalim.

Ilindeni do të festohet edhe në Smilevë, ku shënohen 115 vite të Ilindenit dhe 76 vite nga aksioni i parë luftarak të aradhave partizane në rajonin e Manastirit dhe Prespës “Dame Gruev” për çlirimin e Smilevës.

Qeverinë në Smilevë do ta prezantojnë ministri pa portofol Zoran Shapuriq, zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavlevski dhe koordinatori kombëtar i Shëndetësisë Goce Çakarovski.

Si dhe vitin e kaluar, festimi është inspiruar nga Manifesti i Krushevës dhe logoja është : “Maqedonia jonë – pa dallime në religjion, përkatësi etnike, gjini dhe bindje. Sepse nga gjyshi – stërgjyshi jetojmë si vëllezër dhe motra në këtë vend! Për drejtësi, për liri dhe për jetë njerëzore”.

Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kumtuan kambanat në Krushevë, në mesnatë përballë Ilindenit në vitin 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, ndërsa pas dy ditësh, Nikolla Karevi e shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë kryetari i saj…Republika e lirë zgjati dhjetë ditë.
Nën komandën e Bahtiar Pashës, 18 mijë ushtarë osmanlinj nisen në aksion për kthimin e pushtetit në Krushevë. Të shtënat e fundit në Meçkin Kamen dhe vdekja e Pitu Gulit e shënojnë edhe fundin e Republikës së Krushevës.

Dyzet e një vite pas Kryengritjes së Ilindenit, në Manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM-së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua pozita shoqëroro-juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të FD Jugosllavisë. Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, në krye me Metodija Andonov Çento.

Asambleja miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore – Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklarata për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike.