“Marca” shkruan se largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid është i pashmangshëm.
E përditshmja sportive madrilene madje shkruan në ballinën e sotme se Ronaldo i ka dhënë fjalën presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, në lidhje me transferimin te skuadra kampione nga Serie A.
“Dëshira e tij për transferim në Juventus është e vendosur”, shkruan “Marca”.
Palët pritet ta kompletojnë marrëveshjen për transferimin e tij në Juventus, para përfundimit të javës.