Mariçiq: Koha e të “paprekurve” ka mbaruar

Koha e “tanëve” apo “tuajve” ka përfunduar, ndërsa filtrimi duhet të njohë nëse ndonjë gjykatës apo prokuror ka punuar në interes të drejtësisë apo për interesin e biznesit të dikujt, deklaroi në intervistën për “Dojçe Vele” ministri i Drejtësisë Bojan Maricic.

Marketing

Sipas tij, pikërisht përmes procesit të filtrimit të gjyqësisë dhe prokurorisë do të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor.

“Është me rëndësi të përmendet se Këshilli Gjyqësor është institucion i cili do ta zbatojë filtrimin e gjyqësisë. Jemi dëshmitarë në shtyrje të shpeshta të seancave gjyqësore, para së gjithash, të atyre për korrupsion të lartë dhe krim të organizuar, ndërsa në këtë reagon edhe opinioni. Qëllimi i filtrimit është të bëhet kontroll i thellë i punës së gjyqtarëve nga disa aspekte, mes të ciëave edhe shtyrja e pajustifikueshme e seancave gjyqësore. Do të kontrollohet edhe mosrespektimi apo shkelja e seancave ligjore, vjetërsimi i ndjekjes, gjegjësisht kryerjen e sanksioneve në lëndët penale, si dhe vendime të padrejta eventuale apo ankesa për vjetërsim nga palët”, tha Mariçiqi.
Thotë se kontrollin do ta bëjnë komisionet treanëtarëshe, ndërsa do të ketë edhe kritere në zgjedhjen e asaj se cilat lëndë do të analizohen.

“Zgjedhja se cilat lëndë do të kontrollohen do të bëhet sipas disa kritereve, por dhe sipas zgjedhjes së rastësishme. Para së gjithash, punohet për lëndë të cilat kanë shkaktuar interes në opinion, lëndë për të cilat ka dyshim se nuk është vepruar në pajtim me ligjin, lëndë të cilët janë vjetërsuar apo janë para vjetërsimit, lëndë të falimentimit, lëndë për të cilat është përcaktuar denim me burgim të përjetshëm dhe të tjera”, tha ministri duke shtuar se të gjitha hollësitë lidhur me këtë metodologji do të publikohen në një konferencë tematike speciale për shtyp, të martën, më 29 dhjetor.

Në intervistën Mariçiq potencoi se gjykatësit dhe prokurorët e kanë rolin kyç të vendosin barazi para ligjit, ndërsa puna e Ministrisë është të sigurojë kushte që sistemi të funksionojë në mënyrë të paanshme dhe në mënyrë të njëjtë për të gjithë, pa dallim të statusit në shoqëri apo forcës financiare.