Mark Zuckerbergut dhe Kamala Harrisit u ndalohet hyrja në Rusi

Ministria e Jashtme ruse ka shtuar 29 shtetas të rinj amerikanë në “listën e ndalimit”, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA-së Kamala Harris dhe CEO të Meta Mark Zuckerberg.

Marketing

Një deklaratë e botuar në faqen e internetit të ministrisë të enjten tha se ata që u shtuan në listë ishin “udhëheqës të lartë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, akademikë dhe gazetarë që formojnë axhendën rusofobike, si dhe bashkëshortët e një numri zyrtarësh të rangut të lartë”.

Të gjithë individëve u është ndaluar hyrja në Federatën Ruse për një kohë të pacaktuar “në përgjigje të sanksioneve anti-ruse gjithnjë në rritje”.

Kjo erdhi menjëherë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi sanksione të reja ndaj qytetarëve rusë dhe 800 milionë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën