Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet AZGј-së dhe Muzeut Historik Kombëtar

Komunikimi i vazhdueshëm ndërinstitucional i Agjencisë së Zbatimit të Guhës (AZGј) me Muzeun Hitorik Kombëtar (MHK) ka marrë një drejtim tjetër.

Marketing

Me këtë rast, drejtori i AZGј-së, Ylber Sela priti homologun e tij të MHK-së, Dorian Koçi. Në kuadër të fushëveprimit të të dy palëve, sot në Shkup u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi synohet bashkërendimi i veprimeve për organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe të takimeve të ndryshme shkencore, komunikimi i ideve, i informacionit dhe i përvojave që lidhen me fushat e interesit të përbashkët të sferës së historisë së gjuhës shqipe.