“Matura shtetërore”, arrihet marrëveshje mes Qeverisë dhe Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme

“Arritëm marrëveshje me çka çdo maturanti do ti mundësohet regjistrimi në fakultet në vend dhe jashtë vendit. Për ne është e pranueshme, gjithçka që është në të mirë të maturantëve. Jemi të vetëdijshëm se jemi në kohë pandemie dhe e pamë të arsyeshme që maturantëve t’ju dalim në pah”, tha Zaev.
Dy provime eksterne derisa provimi i tretë do të jetë interne. Kjo është marrëveshja mes Qeverisë dhe Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme. Është ra dakord që të formohet edhe një grup pune mes Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, për të definuar çështjet, gjë që pritet deri kah fundi i marsit.

Marketing

Blendi Odai nga ana tjetër konfirmoi marrëveshjen duke theksuar se me marrëveshjen e arritur asnjë maturant nuk do të ballafaqohet me probleme gjatë regjistrimit në universitetet e vendit por dhe jashtë vendit.

“Nuk kemi kërkuar që të mësojmë, por kemi kërkuar kushte në bazë të gjendjes aktuale. Rezultati i marrëveshjes është pozitiv dhe në interes të maturantëve”, tha Odai.