Mbështetje masive në hapjen e shtabit të koalicionit VLEN në Çair

Koalicioni opozitar shqiptar, VLEN sonte ka hapur shtabin në Çair, pas hapjes të shtabeve që u bënë ditë më parë në Tetovë, Gostivar, Kumanovë.

Marketing

Siç edhe mund të shihet në fotografitë e publikuara nga liderët e këtij koalicioni, një numër shumë i madh i qytetarëve kanë dalë në hapjen e shtabit.

Koalicioni VLEN, përbëhet nga katër parti, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Lëvizja BESA dhe Lëvizja Demokratike.
Drejtuesit e koalicionit thonë se me bashkimin e tyre ka ardhur koha që përfundimisht BDI të dërgohet në opozitë.

Marketing