Humbja ndaj Gjermanisë, Mbappe: Asgjë nuk ndryshon, duam fitoren e EURO 2024!

Humbja 2-0 ndaj Gjermanisë në miqësoren e zhvilluar këtë të shtunë, tronditi jo pak nënkampionët e botës, Francën.

Marketing

Duke folur pas kësaj sfide, ylli i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe u shpreh se pavarësisht gjithçkaje skuadra e tyre ka vetëm një qëllim, fitoren e EURO 2024.

“Ideja mbetet e njëjtë, që është të fitojmë Kampionatin Evropian. Unë mendoj se nuk është e vështirë ta bësh këtë sepse të gjithë kanë të njëjtin qëllim. Ne kemi një grup të veçantë, të bashkuar, jemi shumë të lumtur dhe duam të bëjmë edhe më shumë duke fituar trofe”-deklaroi Mbappe./ Super Sport

Marketing